Konfirmohet: Dialogu Kosovë-Serbi me 16 dhe 17 Nandor, kjo asht tema e bisedimeve

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka me vazhdue më 16 dhe 17 Nandor në Bruksel në nivel ekspertësh, asht konfirmue nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Simbas mediave serbe, temat kanë me qenë marrëveshja për lëvizjen e lirë që lidhet me targat e kerreve, si dhe pregaditja e marrëveshjes për menaxhimin e integruem të kalimeve kufitare, transmeton “Lajmi.net”.

Në periudhën e kalueme janë mbajtë disa raunde të dialogut teknik për tema të ndryshme, por palët nuk kishin arritë marrëveshje. Takimet e fundit u mbajtën më 19 dhe 20 Tetor.