Konfirmohet: Kaq vota mori Vetëvendosje

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, e ka konfirmue se Lëvizja Vetëvendosja ka marrë hiç ma pak se 200,138 vota.

Rrustemi ka shkrue se 200,138 zemra plot dashni e shpresë sollën 32 deputetë nga VV në Kuvend.

Lexoni të plotë shkrimin e tij në rrjetin social Facebook:

Tanimë është e konfirmuar se për Lëvizjen VETËVENDOSJE! kanë votuar hiç më pak se 200,138 votues të ndershëm e me dinjitet, 200,138 zemra plot dashuri e shpresë që sollën 32 deputetë. Me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë ata që gjatë këtyre ditëve u angazhuan në këtë proces të përbashkët; votues e mbështetës, bashkatdhetarët në mërgatë, e nga roli im dua të falënderoj veçmas komisionerët e vëzhguesit tanë që u kujdesën me vendosmëri e qëndruan të palodhshëm në mbrojtje të këtij vullneti për ndryshim e dinjitet!

Ju falemnderit dhe urime