Konfirmohet: Korea e Veriut kryen testin e gjashtë bërthamor, bomba ishte ma e madhe se në Nagasaki

Korea e Veriut ka konfirmue se ka krye nji test bombe me hidrogjen, tue e shpallë atë si “nji sukses të plotë”.

Televizioni shtetnor i Koresë së Veriut ka transmetue imazhe që shfaqi udhëheqësin Kim Jong-un tue nënshkrue urdhnin për me krye testin bërthamor.

‘Testi ishte ma i madh se bomba e Nagasaki’t.’

Vlerësimet e menjihershme mbi madhësinë e shpërthimit të së Diellës, kanë ngritë alarmin, tue thanë se bahet fjalë për bombë 100 kilotonë.

Qeveria japoneze ishte e para që njoftoi sot se, “Korea e Veriut ka krye testin e gjashtë bërthamor”.

Alaramon Japonia: Korea e Veriut e ka krye testin e gjashtë bërthamor (foto)

Shperndaje në: