Konfirmohet: Ky lider ka me udhëheqë dialogun me Serbinë

Lajmi se dialogu Kosovë- Serbi ka me ndryshue format dhe ka me kalue në nivel të presidentëve të vendit, asht përgënjeshtrue nga Qeveria e Kosovës.

Zyrtar qeveritarë thonë se ky proces ka me u udhëheq nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Ndërsa, më zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit asht raportue se ky proces i  ndërmjetësuem nga Bashkimi Europian, ka me kalue në nivel të presidentëve.

Zavendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka konfirmue për Indeksonline se formati i bisedimeve ka me mbetë i njajtë.

Ndryshimi i formatit, simbas tij, ka të bajë me shumë më forcimin e komponentes se zbatimit të marrëveshjes.

“Dialogun duhet me udhëheq kryeministri, sepse pune qe lidhen me marrëveshjet janë egzekutive, kështu qe edhe udhëheqësi asht kryeministri”, ka thanë Murtezaj për Indeksonline.