Konfirmohet marrëveshja e telekomunikacionit midis Kosovës dhe Serbisë. Djuric i kallxon detajet

Në Bruksel sot, mbas tre ditë bisedimesh, asht konfirmue se palët janë pajtue për tana detajet për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin midis Kosovës dhe Serbisë.

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën, Marko Djuric ka thanë se kjo asht nji epokë e re e Telekomit të Serbisë, si dhe kompania ka me qenë në dispozicion në krejt territorin e Serbisë, tue përfshi edhe Kosovën.

Djuric thotë se ai ka arritë nji marrëveshje të randësishme në frekuencat dhe caktimin e lokacioneve për transmetuesit e ri dhe stacioneve bazë të Telekomit të Serbisë.

“Për herë të parë, mbas shumë vjetesh, praktikisht nga Horgoshi në malin Sharr kemi përfundue sistemin tonë të telekomunikacionit. Tash na kemi me qenë në gjendje për kapacitet të plotë në krahinën tonë jugore, tue përdorë teknologjitë ma të fundit”, ka thanë Djuric para gazetarëve në Bruksel.

Kjo domethanë që mali Sharr, Brezovica, Shtërpca, Graçanica dhe Kllokoti tash kanë me pasë 3G dhe 4G dhe internetin super të shpejt.

Në të njajtën kohë, ai ka konfirmue se marrëveshja në lidhje me pronën dhe transferimin e saj bahet nga kompania e njajtë e Telekomit të Serbisë.

U ra dakord, që tana dokumentet të konfirmohen deri me 29 Nandor.

Burimet ligjore kanë me u egzektue nga Regjistrimi në Kadastër në tanë pronën e paluejtshme të Telekomit të Kosovës.