Konfirmohet vdekja e sulmuesit të Barcelonës

I dyshuemi kryesor per sulmin e te Ejtes ne Barcelona, Moussa Oukabir asht konfirmue i vdekun. Ai ishte nji nder te pestet e vrame nga policia ne tjetrin sulm ne Cambrils.

Policia ma heret njoftoi se ata po kerkonin Oukabir dhe tre tjere. Tash ka mbete vetem nji i pakonfirmuem dhe 4 te dyshuem tjere jane arrestue.

14 njerez vdiqen, shumica turiste, kur kombi, i huazuem nga Oukabir, shkeli neper kambesore ne rrugen La Rambla te kryeqytetit spanjoll.

Sic njofton policia, te dyshuemit kishin planifikue sulme ma te sofistikueme.

Sulmuesi Moussa Oukabir, rreth 18 vjec, ishte qytetar spanjoll nga qyteti katalonez Girona, dhe te tjeret ishin marokene.

 

/bbcnews/