Konfirmojnë talebanët: Kemi dashte me vra John Kerry’n në Afghanistan

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ishte objektiv i sulmit që ndodhi të Shtunën në Afghanistan, konfirmuen talebanët.

Kerry ishte në Kabul për bisedime me Qeverinë e Afghanistan’it.

Edhe pse Sekretari i Shteti ishte objektivi, asht e habitshme se si sulmi ndodhi kur Kerry u largue nga Afghanistani, raporton CNN.

Mediat afgane kanë raportue se talebanët gjatë të Shtunës kanë gjuejt predha nga drejtime të panjoftuna, e nji nga to ra afër pallatit presidencial ku gjatë ditës Sekretari amerikan kishte qëndrue aty.