Konfirmon Çollaku: Shumë shpejt ka me ndodh liberalizimi i vizave

Bekim-Çollaku.jpg

Mbas takimeve në Bruksel me shefen e politikës së jashtme të BE’s, Federica Mogherini dhe me Presidentin e Komisionit Europian Jean Claude Juncker, ministri i Integrimeve Bekim Çollaku thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën ka me ndodh shumë shpejt.

Çollaku thotë se në takimet e sotme, KE dha konstatim pozitiv në përmbushjen e kritereve për liberalizim nga institucionet kosovare.

Ai thotë se si udhëheqës i këtij procesi, me përgjegjësi të naltë konfirmon se shumë shpejt ka me u marre vendimi për liberalizimin e vizave.

Takim i shkëlqyer me Presidentin e Komisionit Evropian z. Jean Claude Juncker dhe Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë znj. Federica Mogherini. Diskutuam për shumë procese në kuadër të agjendës evropiane për Kosovën. Por sigurisht, që fokusi ishte tek përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Dhe në këtë aspekt, ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komsioni Evropian që Kosova me sukses i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Pas këtij vlerësimi pozitiv, jam i sigurt se Komisioni Evropian pa humbur kohë do të marrë vendim për dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave. Si përfundim, si udhëheqës i këtij procesi, me pergjegjësi të lartë konfirmoj se shumë shpejt do të merret vendimi per liberalizimin e vizave”, shkruejti Çollaku.