Konfirmon Djuric nga veriu i Mitrovicës: Vucic vjen të Diellën në Kosovë

Përkundër deklaratës së Kryeministrit Isa Mustafa, dhanë t’Ejten se ende nuk dihet nëse Kryeministri Aleksadar Vucic ka me vizitue vendin tone, lideri i Listës Srpska Marko Djuric, asht ai që e ka konfirmue vizitën e Kryeministrit serb gjatë kësaj të Dielle.

Ai gjatë qëndrimit të sotëm në pjesën veriore të Kosovës, u tha medave serbe se Vucic ka me i vizitue disa nga vendet ku banohen me shumicë serbe.

Gjatë vizitës së tij që planifikon me ba Vucic, simbas Djuric, ka me iu drejtue qytetarëve në Zubi Potok, e ka me i vizitue edhe disa vende tjera. /Insajderi/