Konfirmon policia, qe pse e ka arrestue shtetasin serb

Policia e Kosovës ka konfirmue se dje në kalimin kufitar në Podujevë asht arrestue nji serb, shtetas i Serbisë.

Simbas Policisë, i dyshuemi ka kalue ilegalisht kufinin Kosovë-Serbi por nuk ka dhanë detaje tjera.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e policisë për KosovaPress.

Përndryshe, KMDLNj përmes nji njoftimi për media ka ba të ditun se policia ka arrestue nji gjeneral të ushtrisë të Serbisë, e cili ka pasë përgjegjësi komanduese në zonën e Llapit gjatë luftës në Kosovë.