Konfirmon VV: Po intensifikojmë takimet për harmonizimin e programit me LDK’n

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmue se sot në mëngjes, në sallën e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, deputeti dhe i nominuemi për kryeministër i VV’s, Albin Kurti, priti në takim Nënkryetarin e LDK’s, Lutfi Haziri.

Vetëvendosje konfirmon se ata diskutuen për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuem nga PAN’i.

Në veçanti, ata konsideruen nevojën e bashkëpunimit midis LV dhe LDK (përkatësisht LAA) për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse, për çka janë ngarkue Dardan Sejdiu dhe Avdullah Hoti që me ekipet respektive me zhvillue dhe intensifikue takimet dhe bisedimet e përbashkëta në ditët në vijim.