Konfiskohen 45 kg drogë n’Mitrovicë, arrestohen 3 veta

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë gjatë nji operacioni të zhvilluem sot në rajonin e Mitrovicës ka konfiskue mbi 45 kilogramë substancë narkotike dhe ka arrestue tre persona të dyshuem për veprën penale ‘blemje, posedim , shpërndamje dhe shitje e paautorizueme e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’

Të arrestuemit janë:

B. D. lindun me 1986 m/sh/k
H. Xh. lindun me 1966 m/sh/i Shqipnisë
N. M. lindun me 1965 m/sh/i Shqipnisë

 Bastisja asht realizue në shtëpinë e të dyshuemit të parë, me ç’rast janë konfiskue: 45.8 kg substancë narkotike, 4 telefona mobilë dhe nji veturë e tipit golf V

Asht njoftue edhe prokurori kompetent dhe me vendim të tij të dyshuemit e naltcekun dërgohen në qendrën e mbajtjes prej 48 orë.

 

2-drogaaa

 

3-droga