Konfiskohen 60 kilogram drogë, 3 t’arrestuem!

arrestdroga

Policia e Kosovës ka arrestu tre persona të dyshuem për blemje, posedim e shpërndamje të narkotikëve dhe ka konfisku rreth 60 kg substancë narkotike.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e asistueme nga njisitet relevante policore kufitare dhe të stacioneve policore, mbas nji pune operativo-hetimore ka realizu nji operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultu me arrestimin e tre personave të dyshuem për blemje, posedim, shpërndamje dhe shitje të paautorizueme të narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge.

Operacioni policor asht realizu në Han t’Elezit, ku si rezultat i veprimeve policore janë ndalu tre persona të dyshuem, të cilët janë zanë në flagrancë tue shkëmby substancën narkotike.

Personat e dyshuem kishin në posedim katër automjete, prej tyne nji kombi në të cilin janë gjetë dhe sekuestru rreth 60 kilogram substancë e dyshueme se asht marihuanë.

Si vazhdimësi e hetimeve me urdhën të prokurorit kompetent janë kontrollu edhe tri lokacione, nji në Han të Elezit, nji në Prizren dhe nji në rrethinën e Dragashit.

Me vendim të prokurorit tre personave të dyshuem, ju asht caktu masa e ndalimit dhe janë dergu në mbajtje.