Konflikti ​SHBA-Korea e Veriut, flet Merkel

Mbas kërcënimeve e sulmeve të vazhdueshme midis Trump dhe Pjong-jangun, ka reague edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Merkel deklaroi dje tha se e kundërshton përdorimin e forcës për zgjidhjen e konfliktit me Korenë e Veriut.

Reagimi i Kancelares gjermane vjen mbasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Pjong-jangun se ushtria amerikane asht e gatshme nëse Korea Veriore “sillet në mënyrë të paarsyeshme”.

“Nuk shoh zgjidhje ushtarake për këtë konflikt”, ka thanë Merkel.