Konflikti Rusi-Ukrainë, qe kujna ‘ja mban anën’ Erdogani

Ukraina ka njoftue se presidenti i Turqisë ka premtue se ka me i përkrahë qëndrimet e Kievit përball Moskës në lidhje me çashtjen e aneksimit të Krimesë në territorin e Rusisë.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se zyra informative e presidentit të Ukrainës të Mërkurën njoftoi se Petro Poroshenko dhe Recep Tayyip Erdogan kanë zhvillue nji takim gjatë punimeve të mbledhjes së AP të OKB në New York dhe shtoi: “Poroshenko dhe Erdogan në këtë takim kanë diskutue çashtje të ndryshme rajonale dhe bashkëpunimet bilaterale mes dy vendeve”.

Simbas këtij burimi, Erdogan në këtë takim ka theksue se Turqia përsëri thekson në ruejtjen e integritetit territorial të Ukrainës dhe ka me vazhdue këtë politikë edhe në të ardhmen. Ky burim gjithashtu citon Erdoganin të ketë taënë se rifillimi i negociatave për përmirësimin e marrëdhanieve Rusi-Turqi, nuk ndikon mbi qëndrimet e Ankarasë në lidhje me aneksimin e Krimesë në territorin e Rusisë dhe mbi dënimin e shkeljes së të drejtave të tatarëve të Krimesë.