Kongresi Amerikan vendos me ba gati Kosovën për Partneritet për Paqe me NATO’n

kongresiamerikan.jpg

Shtetet e Bashkueme të Amerikës vazhdojnë me përkrah Kosovën në tana drejtimet. Jo vetëm në fushën politike por SHBA’t po vazhdojnë me qene krah Kosovës edhe në atë ushtarake.
Përveç ndihmës në ngritjen e kapaciteteve të FSK’s nga ana e ushtrisë amerikane në Ohio, mbështetja e fundit vjen nga Kongresi Amerikan.

Njoftimi për mbështetje të shtetit amerikan për Kosovën vjen nga Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Në kuadër të Defense Authorization Act (Autorizimit të Aktit të Mbrojtjes), Kongresi Amerikan, mbrëmë me unanimitet votoi amendamentin ku i bëhet thirrje Administratës Amerikane që të përgatisë Kosovën për Partneritet për Paqe me NATO-n”, shkruejti Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.