Kongresi miraton $15 miliardë ndihmë për damet nga uragani

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan ka miratue sot pakon e ndihmave prej 15 miliardë dollarëve për sanimin e dameve të shkaktueme nga uragani, dhe ka marrë vendim edhe për ngritjen e limitit të borxhit dhe vazhdimit të financimit qeveritar deri në fillim të Dhetorit.

“Dhoma Përfaqësuese sapo votoi për dërgimin e ndihmave esenciale viktimave të uraganit Harvey. Stacioni i ardhshëm? POTUS”, shkruen Presidenti i Dhomës Përfaqësuese Paul Rayan në Twitter, tue aludue në Presidentin amerikan Donald Trump.

 

 

Shperndaje në: