Kongresmeni amerikan Eliot Engel: Bomba dhe gazi lotjsellës e damtojnë demokracinë në Kosovë

Kongresmeni amerikan Eliot Engel në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka komentuar edhe zhvillimet në Kosovë, ku tha se çështjet nuk mund të zgjidhen me gaz lotsjellës në parlament.

Në pyetjen për ngjarjet në Kosovë ku Qeveria dhe opozita debatojnë ashpër dhe me tone të nalta për kufinin me Malin e Zi, Eliot Engel u pergjigje se, “Bisedimet atje janë shumë kontradiktore. Disa njerëz nuk bien dakord me atë marrëveshje dhe mendojnë se ajo ka nevojë të përmirësohet. Qeveria vendosi të bajë nji hap mbrapa dhe të shohë se qysh mund të ndryshojë ajo çashtje. Sido që të vendoset, u takon njerëzve në Kosovë të marrin nji vendi”.

Kongresmeni amerikan ka thane se Kosova duhet të marrë vendimet në demokraci, në nji proces demokratik. Ato akte dhune që kemi pa në parlament, me bomba dhe gaz lotsjellës, janë gjana të tmerrshme, sepse e damtojnë demokracinë në Prishtinë.

Njerëzit kanë dallime në demokraci, megjithatë ata duhet t’i binden rregullit, demokracisë dhe ligjit. Na duem të bahen investime në Kosovë, na duem që Kosova të bahet anëtare e Bashkimit Europian dhe e NATOs, ka thanë Engel.