Kongresmeni amerikan Eliot Engel uron Presidentin Thaçi, thotë se asht patriot e mbrojtës i popullit të Kosovës

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, përmes nji njoftimi për mediat e ka urue Hashim Thaçin me marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, ku thotë se Thaçi asht nji patriot dhe mbrojtës i denjë i popullit të Kosovës.

Ofroj urimet personale për presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi. E njoh presidentin Thaçi për shumë vite. Ai është një patriot dhe mbrojtës i denjë i popullit të Kosovës. I dëshiroj punë të mbarë dhe shpresoj se do të bashkëpunoj me të në pozitën e tij të re”, thuhet në telegramin e urimit të Engelit.

Engel nuk la pa e falenderue edhe tashma ish-Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

Do të dëshiroja po ashtu të falënderoj presidenten në ikje, Atifete Jahjaga për vitet e saj në shërbim të vendit. Ajo ishte një faktor uniteti përgjatë disa viteve të vështira dhe kohërave përçarëse për shtetin e saj. Ajo gjithmonë shërbeu me nder. E di se e ardhmja e saj premton arritje edhe më të mëdha”, theksoi Engel.

E për të, rruga deri te zgjedhja e Thaçit President ka qenë sfiduese e shpesh e hidhun.

Përderisa debati publik është çelësi i demokracisë, shpeshherë ai debat ka përshkallëzuar në dhunë në rrugën për zgjedhjen e presidentit. Të gjithë kosovarët duhet ta dinë se koha për ta kundërshtuar këtë proces ka përfunduar, dhe tash është momenti që vendi të bëhet bashkë”, thuhet tutje.

Engels n’urim shtoi se si shumë të tjerë, ai don me pa Kosovën si nji vend të forte me nji të ardhme të mbjellun n’aleancën Euro-Atlantike.

Në fund të telegramit të Engels thuhet se “meqë Kosova kthen faqen e re me një president të ri për një të ardhme të re, shpresoj që Kosova do të kap momentin për të ecur përpara si një shtet me një të ardhme të ndritshme dhe prosperuese paravetes”.