Konjufca dhe 13 aktivista te VV, sot para Gjykatës

13 aktivista te Lëvizjes Vetëvendosje, kane me dale sot para Gjykatës, ku akuzohen për praptimin e veturave të EULEX në vitin 2009.
Seanca gjyqësore, ndaj Shefit të Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, dhe aktivistave te tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt me 25 Fror, por në mungesë të dëshmitarëve, ajo u shty për 16 Mars.
13 aktivistat e VV të akuzuem, e në mesin e tyne edhe Glauk Konjufca, akuzoheshin me dy vepra penale: pjesëmarrje në grup për kryemjen e veprës penale, si dhe damtim të pasunisë së paluejtshme, e cila lidhet me damtimin e disa veturave të EULEX’it në vitin 2009./kp/