Konjufca: Dikujt po i pengon me folë për Astrit Deharin!

Shefi i Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se mbas tërheqjes së nënshkrimeve të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit asht thirrë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Konjufca tha se tue e dit se nuk i kanë 40 nënshkrime, persëri asht thirrë mbledhja e Kryesisë.

“Na mendojmë se ka nji lidhje mes asaj që po ndodh në Parlament dhe asaj që i ka ndodh Astrit Deharit në burg. Dikujt po i pengon me folë në Kuvend për Astritin”, tha Konjufca.

 Konjufca tha se duhet me ju shtrue nji pyetje këtyne se “kujt po i dhemb shpalosja e të vertetës”.