Konjufca: Kemi me pengue ratifikimin ne te githa format, tue fillue me protesta e deri te radikalizimi i veprimeve n’ Kuvend!

Konjufca: Qeveria e Kosoves ka marrveshje gjentellmene me ata te Serbise qe Veriu me u ba Serbi.

Glauk Konjufca, i ftuem ne
emisionin Rrokum Roll ka kallxu per disa fotografi te zyrtareve serbe, ku ka dhane disa shpjegime.

“Dje i kemi ba publike fotografite ku zyrtaret e institucioneve te Kosoves e qe jane nga komuniteti serb, te cilet jane po ashtu, zyrtare te strukturave paralele te Serbise, jane feotografue ne poligonet ushtarake te financueme dhe te ndertueme nga Qeevria e Serbise ne Veri te Kosoves” tha Konjufca.

“Qeveria e Kosoves po bahet si e paditun kur po thote se jane shperba strukturat paralele. Na keto argumente e fakte ja kemi dorezue qevrise dhe keto dite kemi me ja dorezue edhe Prokurorise”, ka thane ne vazhdim Konjufca.

Ne nji vend normal me keto argumente dhe fakte, Qeveria ish dashte me dhane doreheqje, por si doket kjo qeveri ka marreveshje gjenetellmene me Serbine, qe veriu i Kosoves me mbete i Serbise, tha Konjufca nder te tjera.

Po ashtu, z. Konjufca ne emisionin ‘Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin, bani publike edhe qendrimet dhe gadishmenine e VV, per me bllokue ratifikimin ne Kuvend, te marreveshjes per Demarkacionin me Malin e Zi.

Konjufca tha se “kemi me pengue tue nise prej protestave e deri te radikalizimi i veprimeve ne Kuvend.

Konjufca i komentoi edhe deklaratat e zyrtave te PDK per Demarkacionin, qe keta te fundit e kane ndryshue qendrimin per arsye se, “kjo pune asht ba e madhe dhe opinioni i gjane e ka kuptue se sa po damtohet Kosova”.

“Keta kane qene pro deri ne momentin kur kane tentue me kontrabandue ne menyre te mshefte”.