Konjufca i kundërpërgjigjet Pal Lekajt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i asht kundërpërgjigjë Pal Lekajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mbas deklaratës së tij në emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, se VV asht rikthye në Kuvend mbas nji takimi sekret me kryetarin e tij, Kadri Veseli.

“Kjo asht nji deklaratë e bame me inat”, asht shprehë Konjufca në emisionin Debat në RTK.

“Asht detyrë e të gjithëve që mos me lejue kalimin e Demarkacionit në Kuvend”, ka shtue ai.

Konjufca ka thanë se nëse ndodh që me u shtye procesi i liberalizimit të vizave për shkak të Demarkacionit, kjo asht për faj të Qeverisë, sepse e ka ba keq demarkacionin.