Konjufca i VV’s kallxon qysh shkohet drejt bashkimit kombëtar!

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka falënderue presidentin Nishani për “gjestin simbolik” të firmosjes së dekretit të dhanies së nënshtetësisë shqiptare, për disa nga drejtuesit kryesor të “Vetëvendosje”-s.

Konjufca, në nji bisedë telefonike për “Ora News” tha se krejt shqiptarët e Kosovës duhet të kenë të drejtën automatike të marrin nënshtetësinë e Shqipnisë.

Ai tha se kjo gja kishte me çue drejt bashkimit kombëtar.

Për Konjufcën, demarkacioni asht si pakti detar mes Shqipnisë dhe Greqisë.

“Po i falin Malit të Zi 82 km katror të territorit të vet. Qeveria po ngulmon me miratue, por duket se nuk i kanë deputetët dhe kjo marrëveshje më ngjan me marrëveshjen e demarkacionit të ujnave të Shqipnisë me Greqinë. Kemi me ja dalë me ndalue. ‘Vetëvendosje’ ka thirrë protestë që do të jetë më 1 Shtator, kur në parlament ka me u votue demarkacioni”, theksoi deputeti i VV’s.