Konjufca: Kam me i padite per shkelje te lirise se fjales. Me arrestuen vetem pse dhashe deklarate per media

“Kjo nuk ka fije dyshimi qe ka qene aktakuze e bame shkel-e-shko. Ka aktivista qe s’kane qene pjesemarres ne ate dite e jane akuzue, e ka te tille qe kane qene e s’jane akuzue”, tha per Rrokum Roll, kryetari i Grupit Parlamentar te VV’s, Glauk Konjufca.

“Keshtu nuk ka askund ne kontinentin europian, me u mbajte nji muej deputeti per shkak te deklarates e shprehjes se lire”, tha ai.

Ne pyetjen se a ka me ba padi, Konjufca tha “gjithsesi qe kam me ba, se e konsideroj veten te burgosun te fjales se lire”.

“Nuk kane pase kurfare arsye per me na çue ne burg. Nga aspekti i te drejtave te njeriut, kjo gja asht teper e tmershme”.

Tue fole per arrestimin e tij dhe caktimin e seancave, Konjufca tha se ky asht izolim politik.

“Sjellja ka qene korrekte me mue, po ndodh qe me aktivistet e tjere nuk ka qene”, u pergjigj ai ne pyetjen se qysh asht sjelle Policia e Kosoves me te arrestuemit e VV’s.

“Kur me bjen ne mend se sa politikana prej Serbie kane hy  n’Kosove, me vjen me shpall Kosoven pjese te Serbise”, tha ai tue fole per arrestimin e aktivistit Boiken Abazi, te cilit edhe iu ndalue hymja ne Kosove per 2 vjet.