Konjufca: Lajm i mirë që PAN nuk i ka numrat!

Deputeti i VV’s Glauk Konjufca, ka thanë se PAN u pa që nuk i kanë numrat dhe kjo ishte arsyeja që kërkuen pauzë dy orësh.

“Mendoj që mundet m’u ba edhe konsultimi me subjektet politike, por asht hipokrizi m’u kërkue dy orë e më pas nuk kthehen.

Dy orëshi i tyne ka qenë për të mos u kthy ma. Pra e vërteta qëndron se ajo lidhet me numra. Koalicioni PAN nuk i ka sigurue ende numrat.

Janë tregue të pasinqertë dhe kanë rrejtë se i kanë numrat. Nëse i kanë numrat pse u tërhoqën. Ky asht nji lajm i mirë sepse as për Qeverinë nuk i paskan numrat”, ka thanë Konjufca.