Konjufca: Limaj e Ramushi bajnë koalicion me ate që jep ma shumë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën” e kanë vendosë veten në ankand dhe, siç thotë ai, kanë me ba koalicion me ata që japin ma shumë.

Simbas tij, ata ma nuk kanë vija të kuqe për koalicione dhe se gjithqysh kanë me qenë në pushtet në mandatin e ardhshëm.

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk e kishte marrë vendimin për me bojkotue punën e Kuvendit, por nji gjë të tillë e kishte ba Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Kësaj të fundit i ishte përshtatë edhe subjekti ma i madh opozitar, në mënyrë që mos me u rrezikue funksionimi i përbashkët i bllokut opozitar.

Kështu ka deklarue gjatë nji interviste për gazetën “Zëri”, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, tue shtue se mbas tre muejve kanë vendosë që me u rikthye në Kuvend, mbasi që, siç thotë ai, pushteti me komoditet po kalon ligje e dokumente pa u pengue nga askush.