Konjufca: Mocioni me dalë në votim, po shkelet Kushtetuta

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thanë se VV ka paraqit nji mocion i cili u shpërfill nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Nuk e hodhi në votim këtë mocion. Na deshtëm të votohet për Qeverinë Haradinaj, meqë ai e kërkoi vet votën. Ky asht rasti i parë dhe i paprecedent ku nji njeri kërkon votën dhe nuk del në votim”, ka thanë ai.

Simbas tij, e vërteta asht që PAN’i asht në grusht të Djuric’it dhe për gjithçka do të presin me kryet nga Beogradi dhe do të mvaren nga Lista Serbe.

 

Shperndaje në: