Konjufca, Molliqaj dhe Krasniqi lirohen nga paraburgimi

Ndonëse avokatja e disave prej aktivisteve të akuzuem të Lëvizjes Vetëvendosje Florie Drevina, ka kërkue që masa e paraburgimit të tyne me iu zavendësue me arrest shtëpiak, ata u liruen nga të gjitha masat e sigurisë.
Këtë e ka ba me dije gjyqtari i rastit Vesel Ismajli.
13 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshi deputetin Glauk Konjufca, sekretarin Dardan Molliqaj, drejtorin e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës Xhelal Sveçla dolën sot para Gjykatës, me akuzën për rrokullisjen e veturave të EULEX’it në vitin 2009.
Gjatë kësaj seance sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj në emen të aktivistëve tjerë ka kërkue përjashtimi të gjyqtarit Vesel Ismajli, për shkak të shkeljeve procedurale dhe etike.
Po kryetari i gjykatës e refuzoi kërkesën e të akuzuemve për përjashtim të trupit gjykues.
Gjatë vazhdimit të seancës për rastin EULEX, deputeti Glauk Konjufca tha se urdhni për burgosjen e aktivistëve për shkatërrimin e veturave ka ardhë nga Qeveria.
Nga ana tjetër edhe i arrestuemi i sotëm, Xhelal Sveçla, tha se riaktualizimi i rastit të “EULEX”-it asht i qëllimshëm, kurse gjykimin e konsideroi si politik.
Simbas Sekretarit të Vetëvendosjes Dardan Mulliqaj, ata po bartin përgjegjesi si kolektivitet për nji aksion politik që ndërmorën në kuader të nji organizate politike, dhe simbas tij ky akuzim, sidmos i deputetit Konjufca po bahet vetëm që ata me i izolue ata politikisht.
Mbasi masa e paraburgimit nuk iu zavendësue me asnji tjetër, ata mbeten të lirë deri në seancën e radhës, e cila u caktue për 4 Prill.