Konservatorët nisin procesin për zavendësimin e Cameronit

Deputetët e Partisë Konservatore në Britani kanë nis procesin e zgjedhjes së liderit të ri, që ka me zavendësue kryeminstrin David Cameron.

Cameron ka paralajmërue dorëheqjen në vjeshtë, mbasi Britania, në referendumin e 23 Qershorit, ka vendos me braktisë Bashkimin Europian.

Pasardhësi i Cameronit ka me udhëheqë negociatat për dalje nga blloku.

Pesë kandidatë kanë dorëzue emnat e tyne për postin e kryeministrit.

Në mesin e tyne janë ministrja e Mbrendshme, Theresa May, dhe ministrja e Energjisë, Andrea Leadsom, të cilat shihen si favorite.

Votimi mund të zvarritet për nji javë ose ma shumë, derisa gara t’arrijë në mes të dy kandidatëve, të cilët më pas kanë me kërkue voten e 150,000 anëtarëve të Partisë Konservatore.