Konspiracioni mbi puçin. Erdogan, në stilin e Hitlerit shkatërron kundërshtarët e tij

Teoristët konspirativë tanima po thonë se përpjekja ushtarake për puç në Turqi ishte e rreme, mbasi presidenti turk Recep Tayipp Erdogan e quejti atë si nji ‘dhuratë nga zoti’.

Përdoruesit e rrjeteve sociale në nji shkrim të “The Independent” e kanë krahasue këtë përpjekje të puçit, në të cilën ma shumë se 160 persona mendohet se kanë vdek në zjarrin e Reichstag – sulmin e vitit 1933 të zjarrvanies që qëllimshme në ndërtesën e parlamentit gjerman e të cilin Hitleri e përdori si nji justifikim për me pezullue liritë civile dhe të urdhnojë arrestime masive të kundërshtarëve të tij.

Erdogan u tha mbështetësve të tij në Stamboll n’aeroportin Ataturk se ky puç ishte lëvizje e Fetullah Gulen, të cilin ai e ka denoncue si nji terrorist të armatosun.
Citohet që presidenti Erdogan ta ketë quejtur këtë si nji dhurat nga Zoti, tue thanë se kjo ka me ndihmue atë që me i pastrue anëtarët gangsterë ushtarak të cilët kanë me pague nji çmim shumë të naltë për tradhtinë e bame.

Kjo menjiherë zgjoi tutën se presidenti Erdogan i cili ma parë asht akuzue për persekutim ndaj kritikëve ka me përdorë rastin e mbramshëm si nji arsyetim qe me shkatërrue kundërshtuesit e tij.

Friga të tilla kanë të ngja të jenë ushqye nga gazetarët e televizioneve turke, ku simbas tyne, 2,745 gjyqtarë janë largue nga zyrat e tyne mbas përpjekjes për grusht shtet.

E disa vëzhgues madje kanë fillue me spekulue se puçi ishte i menaxhuem në atë mënyrë që me i dhanë Erdoganit nji mundësi për me spastrue ushtrinë e kundërshtarëve dhe për me rritë kontrollin e tij mbi Turqinë.

Ryan heath, korrespondenti i naltë i BE’së në Politico, e përdori Twitterin që me shpërnda komente nga burimet e tij turke, e të cilat ai, ngjarjen e natës së mbramshme e quejti si nji “puç të rremë” që ka me ndihmue nji “luftar të rremë të demokracisë” [Erdoganin].

Nji tjetër përdorues i Twitteri cili përdroi hashtagun #TeatorjoPuç, shkroi nji fjali të shkurtë.
“Zjarri në Reichstag. Viti 1933 dhe ju e dini çfarë ndodhi më pas”.