Kontrabandonte me migrantë në Kosovë, arrestohet nji turk

Nji shtetas i Turqisë asht arrestue ditën e Premte nga Policia e Kosovës, për shkak se në kamionin që voziste i janë nxanë, tre shtetas të huej.

I dyshuemi me vendim të prokurorit asht dërgue në mbajtje, ndërsa njesitet policiore janë tue e hetue rastin, njofton Policia e Kosovës.