Korab Sejdiu i premton diçka Kryeministrit Haradinaj

Mënyra se si asht formue Qeveria “Haradinaj” tue e lanë në opozitë shumicën shqiptare, asht nji garanci për deputetin e pamvarun të Parlamentit të Kosovës, Korab Sejdiu, se nuk ka me pasë jetëgjatësi.

Ai, po ashtu, e sheh si shqetësuese për vendin mvarësinë që ka krijue kjo Qeveri nga Lista Serbe, subjekt ky, i cili simbas tij, derigjohet nga Beogradi.

Por, pamvarësisht kësaj situate, Sejdiu nuk e mohon mundësinë e bashkëpunimit me Qeverinë për çashtje që janë në interes të vendit.

Ky deputet i pamvarun në nji intervistë për “Gazeta Blic” thotë t’ia ketë ba të ditun kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, se mundet me llogaritë në votën e tij për çashtje që nuk janë të damshme për vendin.