Kore e Jugut, miliona protestues kundër Presidentes (foto)

Korea e Jugut asht ngritë e tana në kambë për me protestue kundër Presidentes aktuale Park Geun-hye.

Mbi 2 milionë persona kanë dalë në rrugët e Seulit për me kërkue dorëheqjen e saj.

Presidentja akuzohet se i ka dhanë shoqes së saj Choi Soon-sil informacione konfindenciale për disa ministra dhe për Korenë e Veriut. Mikja e presidentes ka përdorë lidhjen e saj për me u ba presion disa kompanive për dhanien e miliona dollarëve donacione për disa fondacione që ajo i kontrollonte.

Kjo asht protesta ma e madhe në Korenë e Jugut qysh prej asaj të vitit 1980, ku ata protestonin për demokraci.

kor11480216362 kore1480216363