Korea e Jugut kallxon ‘muskujt’ në prag të lojnave olimpike dimnore (foto)

Kora e Jugut ka rrit masat e sigurisë derisa lojnat olimpike dimnore janë tue u afrue, të cilat kanë m’u mbajtë në Fror të vitit të ardhshëm vetëm 80 kilometra larg kufinit me Korenë e Veriut të Kim Jong-un.

Numri i trupave të cilët kanë m’u përkujdes për sigurinë e pjesëmarrësve në këtë ngjarje sportive asht dyfishue, derisa fqinji i saj pothuejse çdo muej asht tue kry teste t’armëve bërthamore.

Dhe tue pa së mundet me ardhë deri te nji luftë e papritun, Korea e Jugut ka formue njisi speciale për këtë ngjarje të madhe sportive, e cila ka me qenë e gatshme me intervenue në rast të ndonji sulmi.

Dokumentet që ka arritë me i sigurue Reuters, flasin për njo shumë prej 1 miliard funte që janë investue në parandalimin e terrorizmit dhe sulmeve kibernetike.

Dhe për me i bind mysafirët të cilët kanë me shkue në Seul për me ndjek këto lojna, Korea e Jugut ka demonstrue forcën siç edhe mund të shihet në fotografitë e publikueme ma poshtë.