Korea e Veriut kallxon qysh ka me shkatërrue Amerikën

korea

Koreja e Veriut publikoi nji tjetër video propagandistike, ku tregon se si do e shkatërrojë Amerikën.

Videoja, që ka në sfond muzikë techno të viteve ’90 asht përgadit nga ekspertët ushtarakë të vendit komunist.

Mes të tjerash, në video shihet nji raketë që del nga nji nëndetëse, tue u përplas në Washington.

Nji re kërpudhe ngrihet nalt në qiell.

“Nëse imperialistët amerikanë na afrohen vetem nji centimetër, kemi me i godite menjiherë me armë bërthamore”, thuhet në video.