Korea e Veriut i përgjigjet Trump’it me të njajtin ton: Kemi me ju shkatërrue përfundimisht

Korea Veriore i ka kërcënue SHBA’të me nji sulm të tmerrshëm bërthamor dhe me shkatërrim të mjerueshëm përfundimtar, tue thanë se asht e gatshme m’i shkatërrue bazat e anmiqve me nji sulm bërthamor parandalues, nëse ata shfaqin çfarëdo sheje provokimi.

“DPRK (Korea Veriore), e cila naltësohet si shteti ma i fuqishëm me armë bërthamore përkundër vështirësive të papame, nuk tutet nga sanksionet, presioni dhe lufta”, ka thanë regjimi, raporton agjencia shtetnore e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA.

Tash Peniani asht i gatshëm m’i shkatërrue bazat e anmiqve me sulme bërthamore parandaluese dhe nëse ato shfaqin çfarëdo sheje provokimi.

“Në rast se SHBA zgjedh konfrontimin dhe luftën… atëherë kanë me u përballë me sulm të tmerrshëm bërthamor dhe me shkatërrim përfundimtar dhe të mjerueshëm”, ka thanë regjimi i Koresë Veriore.

Trump ka deklarue n’OKB se, SHBA kishte me “shkatërrue totalisht” Korenë e Veriut, nëse kishte me u detyrue me ba këtë,

Lexo edhe:

Fjalimi i parë i Trump n’OKB – bombastik

Shperndaje në: