Korea e Veriut kërcënon me armë bërthamore – Putin çudit botën me qendrimin e tij

Presidenti rus, Vladimir Putin, i bani thirrje komunitetit ndërkombëtar me u vetpërmbajtë mbas njoftimit nga Korea e Veriut të nji prove të gjashtë bërthamore, që krijon nji kërcënim real në rajon.

“Gjatë nji bisede telefonike me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, Putin kërkoi vetpërmbajtje dhe nji reagim të qetë dhe të ekuilibruem dhe nënvizoi se problemet e gadishullit korean duhen me u zgjidhe vetëm nëpërmjet rrugëve politike dhe diplomatike”, simbas nji komunikate të Kremlinit.

“Kjo provë nga Pheniani minon regjimin botnor për mospërhapjen e armëve bërthamore, shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe të drejtën ndërkombëtare, dhe krijon nji kërcënim real për paqen dhe stabilitetin rajonal”, theksoi Putin, citue në komunikatë.

“Presidenti rus zhvilloi gjithashtu nji bisedë telefonike me presidentin kinez, Xi Jinping. Dy drejtuesit u shprehën shumë të shqetësuem nga situata në gadishullin korean dhe nënvizuen nevojën mos me lejue situatën të kthehet në kaos”, simbas zadhanësit të Kremlinit, Dmitri Peskov..