Korea e Veriut lëshon dy raketa: Reagojnë SHBA dhe Japonia

Korea e Veriut kreu nji provë tue lëshue dy raketa balistike për me arritë në ishujt e SHBA’ve. Bateritë e mbrojtjes detare dhe raketat ishin të urdhërueme për me shue çdo gja.

Lëshimi i raketës së parë u konsiderue si dështim, mbasi udhëtoi rreth 150 kilometra përpara se me përfundue në det. E dyta, e cila u lëshue disa orë ma vonë, fluturoi rreth 400 kilometra dhe asht mendue me qenë nji Musudan.

Tensioni në rajon ka qenë i naltë që kur Korea e Veriut kreu provën e katërt bërthamore në Kallnor dhe që pasoi me nisjen satelitore dhe nisjen e testimeve të raketave të ndryshme. Koreaa e Veriut, që po teston armët bërthamore, e ka të ndalueme nga rezoluta e Kombeve të Bashkueme me përdorë çfarëdolloj teknologjie të raketave balistike, por lideri vazhdon me testue i lumtun çdo lloj prove.

Nga ana tjetër, Japonia me nji notë proteste deklaroi se, regjimi i Jong nuk mundet me u tolerue.

Ndërsa, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dënue ashpën testimet, me zadhënësin John Kirby që asht shprehë se ato vetëm sa kanë me i shtue përpjekjet e ndërkombëtarëve për me ndalue programin e armatosjes së Veriut komunist.