Korea e Veriut lshon nji raketë drejt Japonisë

Përkundër kërcënimeve nga SHBA’të, Japonia dhe aleatët e tjerë, Korea e Veriut ka lshue një.i reketë drejtë Debitit të Japonisë, tue përshkallëzue edhe ma shumë tensionet në këtë pjesë të Azisë.

Lajmin e kanë ba të ditun autoritetet japoneze dhe ato të Koresë së Jugut, simbas të cilave, koreano-veriorët kanë lshue nji predhë të paidentifikueme në mëngjesin e sotëm, në orën 5:57 simbas kohës lokale.

“Korea e Jugut dhe SHBA’të po analizojnë së bashku detajet”, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut. Me shqetësim të madh e ka marrë këtë edhe Qeveria e Japonisë, që ka porositë banorët që jetojnë në veri të vendit që me qenë të pregaditun për ma të keqen, mbasi veprimi i Koresë së Veriut paraqet “kërcënim serioz dhe të randë të sigurisë në Japoni”.

Kryeministri, Shinzo Abe Tokio, tha se qeveria ka me marrë “hapa të plotë” për me garantue sigurinë e popullit japonez.