Korea e Veriut lshon raketën tjetër, alarm në Japoni, SHBA në gadishmëni (foto)

Nji tjetër raketë asht lshue nga kryeqyteti i Koresë së Veriut, Pyongyang. Siç raportojnë mediat koreano jugore raketa asht lshue nga nji bazë pranë kryeqytetit të Veriut.

Raketa asht lshue në drejtim të Japonisë, e cila ka dhanë alarmin.

Autoritetet janë shprehë se raketa ka fluturue mbi territorin e saj, rreth 2 mijë milje larg kepit Erimo ne Hokkaido.

Autoritetet kane lshue nji alarm dhe kërkuen nga banorët që të strehohen.

Mesazhi i alarmit i lshuem ne Japoni

Nga ana tjetër, Korea e Jugut dhe SHBA janë në gadishmëni dhe po analizojnë detajet e nisjes së raketës kontinentale. Mbas lshimit të raketës së radhës, Korea e Jugut ka mbledhë në mënyrë urgjente qeverinë.

Vetëm nji ditë ma parë u organizue nji stërvitje në pjesën Jugore, me qëllim me i dhanë përgjigje Koresë së Veriut.

Shperndaje në: