Korea e Veriut paralajmëron SHBA’të: Kemi me ju nisë “dhurata”

Korea e Veriut ka paralajmërue se ka me nisë “shumë pako dhuratash” drejt SHBA, nëse vazhdon me ushtrue presion ndaj regjimit.

Han Tae Song, ambasadori i Koresë së Veriut (DPRK) në OKB, tha në Geneva se kohët e fundit kishte nisë “nji dhuratë” drejt Shteteve të Bashkueme dhe se ma shumë të tjera kanë me pasue.

Tue folë për Konferencën e OKB për çarmatimin botnor, dy ditë mbasi vendi i tij kishte shpërthye testin e gjashtë dhe ma të madh bërthamor, ai tha se masat vetmbrojtëse të Koresë së Veriut janë dhuratë drejtue askujt tjetër, përveç SHBA’ve.

“SHBA kanë me marrë ma shumë pako dhuratash nga vendi im për sa kohë që bajnë provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për me ushtrue presion mbi neve”, shtoi ai.

Shperndaje në: