Korea e Veriut: SHBA na ka shpallë luftë

Diplomati i naltë i Koresë së Veriut për çashtjet e SHBA’ve ka thanë për Associated Press të Ejten se Washingtoni ka “kalue vijën e kuqe” dhe ka deklarue luftë në mënyrë efektive tue e vnue liderin Kim Jong Un në listën e personave të sanksionuem.

Han Song Ryol, drejtor i përgjithshëm i departamentit të çashtjeve të SHBA’ve, në Ministrinë e Jashtme të Koresë Veriut, tha se nji përballje vicioze mundet me shpërthye në qoftë se SHBA dhe Korea e Jugut luejnë lojna luftash sic planifikuen muejin e ardhshëm.

Ai shtoi se, veprimet e fundit të SHBA’ve e kanë kthye Gadishullin Korean në nji bazë lufte.

Shtetet e Bashkueme dhe Korea e Jugut rregullisht kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në jug të zonës së demilitarizueme, dhe Pheniani zakonisht u përgjigjet atyne me fjalë të ashpra dhe kërcënime për hakmarrje.