Korea e zbulon njisinë speciale, po a i keni pa armet moderne të saj (foto)

Derisa tensionet me Korenë e Veriut sa vijnë e rriten, Korea e Jugut po merr masa ekstra për me sigurue sigurinë e Lojnave Olimpike Dimnore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, tue përfshi edhe dyfishimin e trupave ushtarake.
Eventi sportiv ka m’u zhvillue Frorin e ardhshëm në zonën malore të Pyeongchang, vetëm 80 kilometra nga kufini i fortifikuem me Korenë e Veriut, ndërsa ky i fundit po vijon testet balistike dhe bërthamore dhe retorikat mes Phenianit dhe Washingtonit kanë shtue shqetësimet për nji konflikt të armatosun në gadishullin korean.

Ministri i mbrojtjes së Seulit ka me angazhue 5000 trupa të armatosuna gjatë zhvillimit të Lojnave Olimpike, tue aktivizue 2 herë ma tepër se sa gjatë Kupës së Botës në vitin 2002, ku në gatishmëni ishte nji personel i armatosun prej 2400 personash.

Plani i masave asht prezentue gjatë nji parade ushtarake në Seul, ku u prezentue edhe krijimi i nji njësie të re speciale ushtarake, e specializueme kundër terrorizimit dhe atentateve./Tch

 

ImageImageImageImageImageImageImageImageImage

Shperndaje në: