Korea po pregaditet për luftë, nxjerr qinda avionë në bregdet (foto)

Koreja e Veriut ka lëvizë avionët ushtarakë në bregun e saj lindor dhe ka rritë ndjeshëm mbrojtjen mbasi deklaroi se SHBA ka shpall luftë.

Kjo lëvizje erdhi mbasi Pheniani  kërcënoi se ka me rrxue bombarduesit amerikanë që fluturojnë pranë gadishullit Korean, edhe kur ata nuk janë mbrenda kufinit të hapsinës ajrore të vendit komunist.

Paralajmërimi erdhi mbasi sulmuesit ajror amerikan, “B-1B”, të shoqnuem nga avionë luftarakë fluturuen në lindje të Koresë së Veriut, në nji shfaqje force mbas nji shkëmbimi retorikash  midis Donald Trump dhe Kim Jong -un mbi programet bërthamore dhe raketore te Koresë.

Korea e Veriut deklaroi se komentet e fundit të Trump janë ‘nji deklaratë lufte’, raporton The Independent.

Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, “Ri Yong-ho” deklaroi se kërcënimi i Presidentit amerikan se regjimi i Kim ka me rrxue shumë shpejt,  ishte deklaratë lufte.

Tensionet janë përshkallëzue në rajon që kur Korea e Veriut ka kry testin e gjashtë dhe ma të fuqishëm bërthamor më 3 Shtator dhe ka l’shue dy raketa balistike mbi Japoninë gjatë muejit të kaluem.

 

ImageImage

Shperndaje në: