Koreja e Veriut i rritë tensionet, l’shon edhe 3 raketa

Koreja e Veriut ka l’shue edhe tri raketa në detin ndërmjet gadishullit dhe Japonisë, tue rrit kështu edhe ma tej tensionet mbas nji mueji retorike të ashpër me SHBA’të.

Ky lajm u ba i ditu nga aurotitetet e Koresë së Jugut, të cilët thanë se nji nga raketat fluturoi përreth 250 km.

Që nga lëshimi i nji arme balistike ndërkontinentale, muejin e kaluem, Peniani ka kërcënue se synon me dërgue raketa në territorin e Guamut, në Paqësorin e SHBA’ve, por, simbas ushtrisë amerikane, ky test i fundit nuk kërcënonte SHBA’të dhe Guam.

Ushtria amerikane raportoi se u l’shuen tri raketa, rreth orës 06:49 të së Shtunës, ndërsa dy prej tyne deshtuen në fluturim dhe vetëm njana arriti me fluturue rreth 250 km, deri në momentin e shpërthimit.

“Ushtria po mban nën mbikëqyrje të ngushtë Veriun, për të përballue provokimet e matejshme”, tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

Mija trupa amerikane dhe të Koresë së Jugut, po marrin pjesë aktualisht në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kryesisht janë ushtrime të simulueme në kompjuter.