Koreja e Veriut kercenon me raketa ballistike!

Koreja e Veriut ka qëllue edhe njiherë raketat ballistike në formë testi nga nji nëndetëse.

Kështu ka deklarue ushtria e Koresë së Jugut.

Këto të fundit kanë shtue se raketa ballistike u nis në lindje të gadishullit korean.

Ndërkohë Koreja e Veriut, e cila po zhvillon armë bërthamore, i asht ndalue nga rezolutat e OKB’s që me përdorë teknologjinë e raketave ballistike.

Gjithashtu Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe Koreja e Jugut kanë ra dakord për me vendos nji sistem mbrojtës nga raketat për t’ju kundërvënë kërcënimeve nga Pheniani.