Koreja e Veriut teston raketat. Kercenon Amerikën

korea

Koreja e Veriut njoftoi testimin me sukses të nji mekanizmi për raketat me rreze të gjatë veprimi.

Në lajmin e bamë publik nga agjencia shtetnore e lajmeve, KCNA thuhet se “ky mekanizëm i garanton Koresë së Veriut që të godasë tokën amerikane me mbushje berthamore”.

Simbas kësaj agjencie gjatë kryemjes së testimit ka qenë i pranishëm edhe Kim Jong-un.

“Ky mekanizëm do të mbajë larg pellgun e së keqes, përfshi këtu edhe tokën amerikane”, citohet udhëheqësi i regjimit.

Washingtoni asht përgjigj me anë të zadhanësit të Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

“Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga veprimet dhe retorika që destabilizon edhe ma tej rajonin dhe të bajë hapa konkretë përpara në përmbushjen e zotimeve të veta karshi komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.

Testimi i mekanizmit të lëshimit të raketave me rreze të gjatë veprimi u krye në brigjet perëndimore të vendit komunist.