Koreja Veriore i shtynë planet për sulm në Guam!

Udhëheqësi koreanoverior ka shty vendimin e vet mbi shkrepjen e raketave kah ishulli Guam, tue theksue se ka me i  përcjellë akcionet e ardhshme të SHBA’ve, kanë transmetue të Martën mediat shtetnore të këtij vendi aziatik.

Në paraqitjen e parë publike mbas dy javëve Kim Jong-un ka krye mbikëqyrjen e shtabit të ushtrisë dhe ka porosit planin e shkrepjes së katër raketave në afërsi të territorit amerikan Guam në Paqësor, lajmëron agjencia shtetnore koreanoveriore KCNA.

“Nëse Jenkit edhe ma tutje vazhdojnë me akcionet  e tyne ekstremisht të rrezikshme dhe të pamatuna në Gadishullin Korean dhe n’afërsi të tij, me çfarë asht tue e testue durimin e Republikës Demokratike Popullore të Koresë, ajo ka me marrë vendimin të cilin tanima e ka publikue”, ka thanë lideri i Koresë Veriore, dhe e ka transmetue agjencia.

Plani i Phenianit mbi shkrepjen e raketave në afërsi të Guamit javën e kalueme i rritën tensionet në rajon, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka deklarue se Ushtria amerikane asht e gatshme me sulmoue Korenë Veriore.