Korriku – mueji kur kosovarët lëvizin pa viza

bekimcollaku

Mbas rekomandimit të Komisionit Europian që qytetarëve të Kosovës me iu heq vizat që nevojiten për me udhëtue në vendet e Bashkimit Europian që janë në zonën Shengen, Korriku mundet me qenë mueji kur edhe përfundimisht munden me u heq vizat.

Këtë e tha Ministri i Integrimit Europian Bekim Çollaku në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku tha se ka disa procedura tjera që duhet me i ndjek mbas lajmit të mirë që mori Kosova sot.

Bëhet fjalë për një vendimmarrje që kalon në dy institucione, në Parlament dhe Këshill të Bashkimit Europian. Por këshilli nuk do ta trajtojë këtë gjë pa u trajtuar në parlament fillimisht. Se sa kohë do që të bëhet kjo gjë, ne nuk mund të përcaktojmë. Varet nga propozimi, ndryshimet eventuale. Nëse shikojmë praktikat ato janë të ndryshme, në rast të Shqipërisë e Bosnjës, kjo periudhë ka zgjatur 6 muaj, në rastin e Serbisë e Malit të Zi ka zgjatur 4 muaj. Ndoshta në rastin tonë kjo periudhë do të jetë më e shkurtër. Korriku mund të jetë një afat real nëse do të ketë dinamikë, por mund të jetë edhe në vjeshtën e hershme të këtij viti”, ka thënë Çollaku.